Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot ambasadorin Abbott

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.

Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm dhe shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe vuri në dukje përpjekjet që po bën Kuvendi për ndërtimin e një bashkëpunimi e debati konstruktiv, për të përballuar sfidat e integrimit evropian dhe thellimin e reformave, vijimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe miqësisë mes qytetarëve të të dy vendeve, forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, modernizimin e procesit legjislativ  dhe rritjen e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Spiropali falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën  dhe vuri në dukje kontributin e vlerësuar të Shqipërisë për bashkëpunimin, sigurinë e paqen në rajon.

Abbott nga ana tjetër, vlerësoi arritjet e gjithanshme të Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve si një demokraci që funksionon shumë mirë dhe vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë të mbështesë Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministrja Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Read Next

Reuters: Rusia ka një projekt sekret të dronëve luftarakë në Kinë