Përmes një komunikate për media nga zyra informimit të rajonit policor në Gjakovë është bërë e ditur se dje me datë 15 mars 2022 rreth orës 09:30 nga kuvendi komunal kanë pranuar një telefonatë se një person e ka kanosur kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Nga prokuroria themelore e Gjakovës kanë treguar se personi në fjalë është arrestuar.
Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar vetë kryetari Gjini :
Detaje të tjera lidhur me rastin ende nuk janë bërë të ditura pasi që rasti është në fazën fillestare të hetimeve. Kështu është thënë për Televizionin Syri nga Policia Kosovës.