Këshilli i kryetarëve të komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka mbajtur sot takim online ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat Anti-Covid të vendosura nga Qeveria. Në këtë takim, janë nxjerrur rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së.
Kryetari i komunës, Ardian Gjini tha se kanë kërkuar si asociacion që këto masa të hiqen pasi që sipas tij dhe kryetarëve nuk ka pasur ndonjë efekt të madh.
Kryetari Gjini tha se qeveria duhet të reflektojë pas këtyre rekomandimeve nga AKK duke i lehtësuar masat në vendin tonë.
Me tutje Gjini ka thënë se gjendja me Covid në komunën e Gjakovës nuk ka pësuar ndonjë ndyshim të madh në krahasim me komunat tjera të Kosovës.
Kryetari Gjini ka bërë apel tek qytetarët që sa më shumë të bëjnë kujdes për veten e tyre dhe jetën e të tjerëve pasiqë virusi po vret dhe po shkakton probleme në jetën sociale.