Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë për gjendjen në arsim

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë plenare ku do të diskutohet për gjendje në arsim në kohë të pademisë, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes tha se seanca do të mbahet me kërkesë të kësaj partie.

“Kryesia vendosi që në seancën e radhës e cikla do të mbahet në ditën e enjte të diskutohet për kërkesën e PDK-së lidhur me gjendjen e arsimit në Kosovë në të gjitha nivelet të shkaktuar nga pandemia gjatë vitit 2020/2021”.

Sipas Tahirit, Qeveria nuk është duke bëtë asgjë që mësimi online në këtë kohë të pandemisë të jetë më efikas.

“Po shohim që Qeveria e Kosovës e edhe ajo që ishte para kësaj qeverie nuk po e ndërmarrin asnjë hap të vetëm që të ndërmarrin masa që mësimi online të jetë shumë më efikas apo të marrin masa në vaksinimin e mësimdhënësve në përgjithësi”.

Ai ka kërkuar që prezënt në këtë seancë të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Në këtë debat është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, i cili vazhdimisht po u ik përgjegjësive nga përgjegjësitë që ka si kryeministër”.

Tahiri ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që në seancën që do të mbahet të enjten të diskutohet edhe për kërkesën e KOSTT-it, që t’u ndahen 11 milionë euro për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike.

“Pra, mazhoranca vendosi që në seancën e ardhshme, si propozim i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ka ardhur nga Komisioni për Ekonomi, të diskutohet edhe çështja e pagesave të energjisë elektrike për veri të Kosovës nga taksat e qytetarëve, një shumë rreth 11 milionë euro”.

“Ne e kemi kundërshtuar edhe me votë në Komision por edhe në Kryesi por mazhoranca i ka numrat dhe e procedojë që të jetë në mbledhjen e radhës në ditën e enjte”.

Tahiri deklaroi se pagesa e energjisë elektrike për veriun e Kosovës, nga taksat e qytetarëve është një padrejtësi.

“Kamuflimi që po bëhet se këtë kosto po e paguan KOSTT-i, ne po e themi prapë që ajo dividendë që duhet të vijë nga KOSTT-i si ndërmarrje publike do të duhej që të derdhej në buxhetin e Kosovës. Pra, kjo mazhorancë po vendos që me taksat e qytetarët të paguhet energjia elektrike për veri të Kosovës. Është një padrejtësi që e ka parandaluar edhe vendimi i Gjykatës në vitin 2018”./eo/

Read Previous

Kryeministri Kurti jep detaje për takimet në Bruksel

Read Next

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 013 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19