Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar në Bullgari, në bazë të një urdhër-arresti të INTERPOL-it.
Krasniqi është vënë në kërkim nga Policia e Italisë nën dyshimet për trafikim me njerëz.
Autoritetet bullgare i kanë njoftuar zyrtarisht autoritetet kosovare për arrestimin e Krasniqit.
Bazuar në të dhënat publike në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Hasan Krasniqi figuron bashkë-pronar i kompanisë “Shpatturs”, Ai posedon 50 për qind të aksioneve në këtë kompani ndërsa gjysmën tjetër të aksioneve i posedon një familjar i tij.
Prokuroria italiane dyshon se Krasniqi është përfshirë në trafikim të njerëzve me dokumente të falsifikuara.
Krasniqi është zgjedhur kryeshef në KRU “Gjakova” nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar.
/paparaci/