Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla dhe kryetari Gjini priten nga “Thirrjet e Nënave”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e shoqëruar nga ambasadori Minxhozi dhe kryetari i komunës së Gjakovës Adian Gjini qëndruan për vizitë të Shoqata “Thirrjet e Nënave”. Delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga afër me historinë e nënave gjakovare.

Nikolla me këtë rast tha se këto gra janë kthyer në model për gjithë shoqërinë shqiptare dhe se ajo do mundohet tu qëndrojë pranë deri në zbardhjen e fatit të të gjithë të pagjeturve.

Gjatë vizitës u premtua se bashkëpunimi mes qytetit të Gjakovës dhe  shtetit Shqipëtar do të jetë i vazhdueshëm duke forcuar kështu marrëdhëniet në të gjitha sferat.

Read Previous

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla qëndroi për vizitë në Gjakovë

Read Next

Këto janë shtetet nga të cilat Kosova importon më së shumti karburante