Kryeministri takon Ardita Sinanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në takim kryetaren e sapozgjedhur të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024, njofton Klankosova.tv.

Read Previous

Sveçla mbron aksionin për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë

Read Next

Maqedonci: Për herë të parë, Kosova akrediton atashe të mbrojtjes në Slloveni, Kanada, Zvicër e Holandë