Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga rruga e Arbrit në mëngjesin e sotëm.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një fotografi ku shihet nga lartë rruga e Arbrit dhe bëri të ditur se ajo do të hapet për qarkullim të automjeteve më 29 nëntor.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbërit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai./GazetaSinjali