Kryeministri Kurti tentohet të pengohet nga opozita gjatë raportimit për dialog

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke raportuar para deputetëve për procesin e dialogut.

Derisa Kurti ishte duke folur për draft-statutin e Asociacionit, deputetët e opozitës krijuan zhurmë për disa momente.

Pas kësaj, reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai kërkoi nga deputetët të mbajnë qetësi.

Ndërkaq, Kurti  gjatë fjalimit të tij, deklaroi se sundimi i ligjit do të vazhdojë pavarësisht dialogut.

“Dy vite dialog kanë sjellë një marrëveshje, është ajo marrëveshja e Brukselit. Marrëveshja siç është thënë, është marrëveshje për njohje de-facto nga Serbia. Ky është rezultati i dy viteve dialog. Marrëveshja bazike në gjashtë rreshtat e ka njohjen de-facto nga Serbia. 5 nenet tjera janë përfituese për të dyja palët. Qëndrimi i Qeverisë ka qenë dhe mbetet të zbatimi i plotë i marrëveshjes që kemi arritur në Bruksel. Në tetor kemi pritur emisarët, të cilët sollën planin për ecjen përpara. Ne e kemi mbështetur planin e ri. Kur kemi marrë qeverinë kemi thënë se na duhet një qasje e re në dialog. Draft-propozimi parasheh që duhet të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës menjëherë pas nënshkrimit”, tha ai./Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Draft-statuti për Asociacion parasheh të shikohet nga Gjykata Kushtetuese pas nënshkrimit

Read Next

Së paku shtatë persona të vdekur, pasi një stuhi e fuqishme goditi Evropën perëndimore me erëra 200 km/h