Kryeministri Kurti takon homologun e tij kroat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Atje, Kurti takoi kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti thotë se homologun e tij kroat të kenë diskutuar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrdhëniet mes dy vende.

“Fillova ditën time në Forumin Strategjik Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /KP/

Read Previous

Policia me mesazh sensibilizues për mbrojtje nga COVID-19: Vendose maskën, është më e lirë se gjoba

Read Next

Dardanët nisen për në Batumi të Gjeorgjisë