Kryeministri Kurti: ‘Shoqëria njerëzore sot po sfidohet nga rilindja e ideve të vjetra, por jo të harruara, të fashizmit’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur adresimin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kurti tha se shoqëria njerëzore sot është duke u sfiduar nga idetë e vjetra por jo të harruara të fashizmit.

“Në këtë mjedis bashkëkohor të sigurisë vlera njerëzore dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra por jo të harruara të fashizmit, politika hexhoministe dhe ekspasioniste e Rusisë, tendencat ruse për hexhemoni globale”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se edhe kërcënimet ushtarake të Koresë së Veriut për lindjen e largët, janë indikatorët më të mirë për të treguar se sa serioze dhe delikate është situata e sigurisë.

Kurti ka shtuar se NATO-ja, si organizatë që është përgjegjëse për të promovuar vlerat demokratike, për të ndërtuar besimin, vazhdon të mbetet një aleancë e vendeve që synojnë që të mirëmbajnë paqen dhe stabilitetin në nivel global.

“NATO është e vetmja aleancë politike dhe ushtarake që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat demokratike”, ka shtuar ai./Sinjali/

Read Previous

​Euro 2024/Kosova dhe Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e kualifikueseve

Read Next

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme