Kryeministri Kurti ftohet për vizitë në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar për vizitë në Izrael nga Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik (American Jewish Committee – AJC), David Harris.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit nga zyra e Kryeministrit.

“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet në vendin tonë, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik, David Harris.

Ndër të tjera, është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Amerikan-Hebraik e ftoi Kryeministrin Kurti për vizitë në Izrael. Duke folur për situatën gjeopolitike në rajonin tonë, u theksuan përpjekjet e Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian”.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale e globale pas invazionit dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin e pasojat në ekonomi. /Albanianpost.com

Read Previous

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i eurodeputetit austriak në Parlamentin Evropian

Read Next

Eurodeputeti spanjoll: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme