Eurodeputeti spanjoll: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme

Deputetit i Parlamentit Evropian, spanjolli Jordi Sole, ka thënë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme.

Ai këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, derisa shtoi se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet përfshirë këtu Spanjën, është një reflektim i frikës.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson ne si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në Twitter.

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian do të votojë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në Parlamentin Evropian për këto raporte. /Telegrafi/

Read Previous

Kryeministri Kurti ftohet për vizitë në Izrael

Read Next

​Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, 128 më shumë se dje