Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Bardhyl Dobrën zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dikaster ky që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla.

Gazeta Sinjali mëson se Dobra është emëruar sot në këtë pozitë.

Në vendim thuhet se zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri si dhe për zëvendësimin e atij kur mungon./GazetaSinjali/

Read Previous

Policia gjen një mjet shpërthyes në Fushë Kosovë

Read Next

UFC ka konfirmuar se meçi mes McGregor dhe Poirier do të zhvillohet me 10 korrik në Las Vegas