Kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu thërrasin konferencë për media

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Megjithatë, në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 13:30”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Express/

Read Previous

Kamberi: Është e qartë se Beogradi nuk i dëshiron shqiptarët në Kuvendin e Serbisë

Read Next

Vazhdon shpërndarja e pyetjeve të Testit të Maturës në rrjete sociale