Kryeministri i Sirisë kërkon zgjedhje të lira në vend

Kryeministri sirian Mohammed Ghazi al-Jalali ka thënë se vendi duhet të mbajë zgjedhje të lira, në një intervistë për Al-Arabiya që është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ai ka përmendur gjithashtu se ka qenë në kontakt me komandantin rebel, Abu Mohammed al-Jaëlani në lidhje me periudhën e tranzicionit.

Të dielën në mëngjes, Al-Arabiya citoi kryeministrin duke thënë se kontakti i tij i fundit me Bashar al-Assad ishte “dje në mbrëmje” dhe se ai nuk ka informacion mbi vendndodhjen aktuale të Asadit.

Në orët e para të mëngjesit ju kemi sjellë detaje të një fjalimi që kryeministri ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Ai ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë për të bërë atë që është më e mira për njerëzit./Koha.net

Read Previous

“Aleanca euroatlantike” – Osmani publikon fotografi me presidentin Trump dhe Macron

Read Next

Cikloni i ri me reshje të reja!