Kryeministri i ri malazez takohet me von der Leyen: Mali i Zi ka një qeveri evropiane

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, takimin e parë zyrtar pas zgjedhjes së qeverisë së 44-të është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Spajiq tha se detyra e qeverisë së re malazeze është përmbushja e premtimeve që u kanë bërë qytetarëve të Malit të Zi.

“Mali i Zi ka një qeveri evropiane dhe një shumicë të qëndrueshme politike që do të kontribuojë në mbylljen e kapitujve më të rëndësishëm të negociatave dhe për të përshpejtuar reformat e nevojshme”, tha Spajiq.

Kujtojmë se vizita e von der Leyen ka nisur në Maqedoni të Veriut, për të vazhduar në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe më pas do të vazhdojë për në Bosnje dhe Hercegovinë.

/klankosova/

Read Previous

Administrata Biden kërkon miratimin e ndihmës për Izraelin dhe Ukrainën

Read Next

BE-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza