Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk duhet të jenë në “vagonin e fundit në trenin për në Bashkimin Evropian”.
Sipas Plenkoviq, Kongresi i Partive Popullore Evropiane duhet të punojë për t’i trajtuar çështjet themelore që Bosnja duhet t’i adresojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, si miratimi i një “ligji të drejtë zgjedhor” për t’i bërë të tre popujt përbërës të ndihen “mirë dhe rehat” në një shtet.
“Ne duhet të vazhdojmë të insistojmë në këto çështje sepse është thelbësore”, tha Plenkoviq, duke iu referuar kërkesës për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Plenkoviq theksoi se Perëndimi i ka ofruar asaj “ndihmë të jashtëzakonshme”. Ai përmendi edhe luftën e Kroacisë me Serbinë në vitet e 90-ta.
/GazetaSinjali/