Kryeministri Albin Kurti takon ministrin e jashtëm të Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Radman është takuar edhe me homologen e tij Donika Gërvalla dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, nuk do të ketë konferencë për media.

Ndërkaq që në konferencën e përbashkët që kishte me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ai ka treguar se Kroacia do t’ia dhurojë Kosovës 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID19. Po ashtu ai është deklaruar edhe për dialogun Kosovë-Serbi për çka tha se e Kroacia mbështet dialogun Kosovë-Serbi nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Po ashtu ai tha edhe se janë kundër shkëmbimit të territoreve, duke theksuar se do të punojnë që ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë./KosovaPress/

Read Previous

Deputetët e LDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës

Read Next

Haxhiu: Nëse nuk jeni të zot me siguru vaksina, hapni rrugën