Kryeministri Albin Kurti pritet të kthehet sot në Kosovë

Nga Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të kthehet sot në Kosovë.

Kryeministri tash e dy javë po qëndron jashtë Kosovës, ndërsa nuk dihej se kur do të kthehet në vend.

Në një përgjigje për lajmi.net. zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi konfirmoi se Kurti do të kthehet sot në Kosovë.

“”Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, do të kthehet në Kosovë gjatë ditës së sotme”, thuhet në përgjigjen e Kelmendit.

Kujtojmë se Kurti kishte udhëtuar në Greqi në fillim të këtij muaji, ku ishte i ftuar në një simpozium, ndërsa më pastaj mori rrugën për në Francë.

Pas qëndrimit në Francë, ku përcolli nga afër Fesitalin e Filmit, kryeministri kishte udhëtuar në Belgjikë.

Në Bruksel, Kurti të hënën zhvilloi takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në ndërmjetësimin e BE-së. /Lajmi.net/

Read Previous

Ndikimi i ndryshimeve të shpeshta klimatike në shëndetin e njeriut

Read Next

Plastikat e reja biodegraduese, zbërthehen në diell dhe ajër