Kryeministri Albin Kurti pranon letër urimi nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili e ka uruar me rastin e rizgjedhjes Kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e urimit, kryetari Leli ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Vlora me Kosovën.

Ndër të tjera, ai ka thënë se do të mbesin të hapur për të çuar përpara bashkëpunimin që do të ndihmojë promovimin e ndërsjellë turistik e kulturor, me fokus rritjen ekonomike që është jo vetëm në interes të qytetarëve, por edhe zhvillimit gjithëpërfshirës të të dy vendeve./eo/

Read Previous

MASHTI: Të hënën dhe të martën është pushim

Read Next

Amazon akuzon Donald Trumpin për ndërhyrje politike