Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar para takimi që do të ketë në Bruksel, pas homazheve që ka bërë të memoriali i të pagjeturve, me rastin e 27 prillit, Ditës Kombëtare të të Zhdukurve.
Ai ka thënë se të zhdukurit na mungojnë të gjithëve, e sidomos familjarëve.
Kurti ka thënë se janë zotuar së bashku me presidenten e kryetarin e Kuvendit, që do të bëjnë krejt çfarë munden e çfarë dinë për zbardhjen e fatit të zhdukurve.
“Gjenocidi është e vërteta e Serbisë, si shtet duhet që ekzekutoret dhe urdhënsit të dënohen. Kjo është një plagë që nuk e mbyll kalimi kohës. Si Kryeministër i Republikës, bashkë me Presidenten, e Kryetarin e Kuvendit jemi zotuar se do të bëjmë çka mundemi e dimë, por natyrisht që do të ndihmojmë për sjelljen e drejtësisë dhe sjelljen e së vërtetës. E vërteta është përpjekur të varroset në Batajnicë, fusha, male, liqene, por ju e dini se ajo u rishfaq”, tha Kurti pas homazhe që bërsi së bashku me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.
Kurti ka shprehur mirënjohje për familjarët që nuk e ndalën aktivitetin e tyre për fatin e të zhdukurve.
Mes tjerash ai deklaroi se në raport me Serbinë duhet qëndruar të bashkuar.
”Në raport me Serbinë, e për hir të së ardhmes tonë, ne duhet të bëhemi bashkë dhe ta kërkojmë përgjegjësinë duke qenë përgjegjës edhe në institucionet tona dhe në secilën pozitë që mbajmë”.
”Iu jam mirënjohës familjeve që kurrë nuk ndalën aktivitetin e tyre, nëpër protesta, në vapë e acar, me lot në sy, në kërkim të më të dashurve të tyre”./eo/