Kryeministrat e Benelux-it flasin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Kryeministrat e Benelux-ti, Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe ai Luksemburut, Xavier Bettel janë deklaruar pas takimit që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për zhvillimet në veri, dy kryeministrat u pyeten për masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se duke fajësuar Kosovën ose Serbinë, nuk ndihmon situatën.

“Nuk e di nëse duhet të drejtojmë gishtin te fajtori, Kosova apo Serbia sepse kjo nuk ndihmon situatën. Ne kemi pasur një marrëveshje do të punojmë që palët të respektojnë marrëveshjet”, ka thënë ai.

Tutje, Rutte u shpreh se jo të gjitha marrëveshjet janë implementuar.

“Keni bërë premtime të dyja palët, e di se ka çështje të ndjeshme Në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin, atëherë e humbim pozicionin tonë. Dëshirojmë që gjithë Ballkani Perëndimor të jetë më i suksesshme”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se “ju dëshironi të deklarojmë se serbët janë të këqij, ndërsa në Serbi duan të deklarojmë se shqiptarët janë të këqij”. /Telegrafi/

Read Previous

Top 15 lojtarët me uljen më të madhe të vlerës në sezonin 2022/23

Read Next

Peci: Meritokracia në grante është njëra ndër prioritetet si ministër