Kryediplomatja evropiane takon përfaqësuesit e EULEX-it

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas po qëndron edhe sot për vizitë në Kosovë.

Ajo me mëngjes ka vizituar misionin e EULEX-it në Mitrovicë, ku është takuar me shefin e këtij misioni, Giovanni Pietro Barbano.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Instagram.

“Duke filluar një ditë të re me vizitën në qendrën EULEX në Mitrovicë”, ka shkruar Kallas.

Ditën e djeshme Kallas në Prishtinë pati takime liderë të partive politike dhe një darkë pune me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Ajo po ashtu në një konferencë shtypi në Prishtinë, ka thënë BE-ja ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës. Kallas ka kërkuar edhe formim të shpejtë të  institucioneve të Kosovës dhe zhbllokim të krizës politike. /Reporteri.net/

Read Previous

Foda i pranishëm në “Fadil Vokrri”

Read Next

Policia e Kosovës: Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit