“BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për përfundimin, pa vonesë, të marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve”, shkruan Josep Borrell në X.
Komenti i tij erdhi pasi tre vende ndërmjetësuese kërkuan të enjten që Izraeli dhe Hamasi të rifillojnë bisedimet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, pasi lufta e vazhdueshme e Izraelit në territor ka vrarë afro 40,000 palestinezë dhe ka ngritur frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm rajonal.
“Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja gjithashtu do të hapë rrugën për de-përshkallëzimin rajonal,” postoi Borrell./aljazeera/