Kryediplomati grek qëndron sot për vizitë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Dendias do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në orën 10:00.

Ndërkaq, në orën 11:40 kryediplomati grek do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Dendias më pas do të takojë edhe kryeparlamentarin Konjufca (12:20) dhe kryeministrin Kurti (12:50). /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Mbi 155 milionë të shëruar nga Covid-19 në të gjithë botën

Read Next

Dy miliardë doza vaksinash anti-Covid të administruara globalisht