KRU “Gjakova” vazhdon punimet për shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”

KRU “Gjakova” përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se po vazhdon punimet për shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu”.

Të nderuar konsumator,

ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot.

KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.

Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë 05.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë reduktim janë:

Rr:”Skënderbeu”

Rr:”Migjeni”

Rr:”Xhafer Lipoveci”

Rr:”Besim Bishtazhini”

Rr:”Azem Hajdari”

Rr:”Aleksandër Moisiu”

Rr:”Hasan Prishtina”

Rr:”Nimon Ferizi”

Rr: “Ymer Riza” si dhe

Rr: “Hysni Dobruna”.

Read Previous

Kurti për CNN: Putini duhet të gjykohet për krime lufte

Read Next

​Kurti në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës: Gjenocidi serb njihet botërisht, përgjegjësit të gjykohen e të dënohen