“Montimi me panela solare dhe kartela GSM në rezervoaret dhe stacionet e pompave në këto lokacione: Demjan, Dedaj, Opterushë, Lipovec, Dol, Kusarë, Cermjan, Pataqan, Dushkajë dhe Reti.
Sistemi përbëhet nga pajisjet që komunikojnë përmes sistemit GSM duke bërë kyçjen\çkyçjen e pompave që mbushë rezervoaret me ujë në mënyrë automatike.
Me realizimin e këtij projekti, përveç modernizimit të paisjeve dhe lehtësirave në proces, operimi poashtu kursen më shumë ujë dhe energji.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e shumë projekteve ekskluzive në shërbim të konsumatorëve të saj.