Në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë sot është mbajtur një aktivitet në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ujit. Në këtë ngjarje u tha se në këtë ditë synohet të rritet vetëdija për mbrojtjen e ujit dhe shfrytëzimin e tij në mënyrë të drejtë.