Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova’’ ka njoftuar se në të gjithë zonën e saj të shërbimit posedon 19 pika arkëtimi, në mënyrë që konsumatorët të kenë qasje më të afërt në kryerjen e pagesave si dhe të marrin shërbimet që ju nevojiten.
Në komunën e Gjakovës ndodhen zyret qendrore te KRU “Gjakova” saktësisht në Rr: ”UÇK”.
Po ashtu në Komunën e Gjakovës kompania posedon dhe 8 pika të shitjes ku ju mundë të kryeni pagesat tuaja.
1.Pika e shitjes në Rr: “Bardhyl Çaushi “ (Te shkolla “Zekeria Rexha”).
2. Pika e shitjes në Rr: ”Mbretëresha Teuta” (Te Kedsi).
3. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” ( Objekti i Postës).
4. Pika e shitjes në Rr: ”Skënderbeu” (Përballë Stacionit Policor).
5. Pika e shitjes në Rr: ”Anton Qeta” (Banesat Kineze).
6. Pika e shitjes në Rr: ”Konferenca e Bunjajt” (Posta në Sheshin “Agron Rama”).
7. Pika e shitjes në Rr: ”Vëllezërit Frashëri”(Lagjja e Hadumit).
8. Pika e shitjes në Rugovë në Rr: “Haxhi Hoti”.
Reka e Keqe
Po ashtu në njësinë e Rekës së Keqe, KRU “Gjakova” posedon Objektin Administrativ në Fshatin Batush si dhe Piken e shitjes në Fshatin Ponoshec saktësisht në Rr: ”Ramiz e Shefqet Rexha”.
Rahovec
Objekti i Drejtorisë së KRU “Gjakova” në njësinë e Rahovecit ndodhet në Rr: “Shejh Myhedini”, po ashtu në këtë komunë, kompania posedon dhe 4 pika të shitjes:
1. Pika e shitjes në qendër të qytetit të Rahovecit në Rr: ”Selajdin Mullaabazi” (Posta Kryesore).
2. Pika e shitjes në fshatin Rdostë në Rr: ”Skender Kastrati”
3. Pika e shitjes në fshatin Ratkoc në Rr: ”Qazim Myftari”.
4. Pika e shitjes në Xërxë në Rr: ”Egzodi 99”.
Prizren
Objekti I drejtorisë së KRU “Gjakova” në njësinë e Prizrenit ndodhet në Rr: ”Wesley Clark” (Ortakoll).
Po ashtu në këtë njësi, KRU “Gjakova” posedon dhe 3 Pika të Shitjes;
1. Pika e shitjes në Krushë të Madhe në Rr: ”Fitim Duraku”.
2. Pika e shitjes në Piranë në Rr: ”Çlirimi”.
3. Pika e shitjes në Romaj në Rr: ”Gjimnazisti”.
Kryeni ç’do muaj pagesat obligative kundrejt ujit të shpenzuar, po ashtu ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit me këste duke paguar 20% nga borxhi i përgjithshëm.