KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit, Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për pagesat e ujit. Në #zyratpostare ju mund të paguani faturat e ujit, shpejt, sigurt dhe PA PROVIZION.
Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
Ndërsa duke pasur parasysh që muajt e verës përkojnë me periudhë më të shtuar të pranisë së mërgatës sonë, lusim bashkatdhetarët tanë që të barazojnë gjendjet në ujëmatësit e tyre si mungesë e leximit nga mos prezenca, si dhe të përmbushin obligimet financiare të grumbulluara.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit.