KRU “Gjakova” njofton se sot nga ora 16:00 deri në ora 19:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe atë të Prizrenit. Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare në facebook.
Ndërprerje e furnizimit me ujë. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkakë të intervenimit të domosdoshëm në rezervuarët kryesorë të Kompanisë KRU “Gjakova”, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin në të gjithë zonën tonë të shërbimit! Pa furnizim me ujë të pijes nga ora 16:00 deri në ora 19:00, do mbetet komuna e Gjakovës, Rahovecit dhe Njësia e Prizrenit! Faleminderit për mirëkuptimin tuaj! KRU “Gjakova” sh.a.31.05.2021.