KRU “Gjakova” njofton për ndërprerje të planifikuar të ujit

Me rastin ekzekutimit të projektit ; Dislokimi dhe Ndërrimi i gypit nga AC në PE në fshatrat Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkoc, Denjë dhe Dobidol, me datë 28/04/2023 jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me  ujë për të kryer kyçjen e gypit RC PEHD Ø255mm në gypin kryesor në fshatin Xërxe.

Ndërprerja e furnizimit me ujë vlen për  të gjithë konsumatorët në drejtim të Prizrenit nga  “Pika e Zezë” në Gjakovë  .

Pa ujë do të mbesin konsumatorët e fshatrave prej Gjakovës në drejtim të Prizrenit, Qyteti i Rahovecit dhe fshatrat e Prizrenit.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 04:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 e datës 28.04.203.

Lusim konsumatorët për mirëkuptim.

KRU “Gjakova” SH.A.

Read Previous

Formula 1 me rregulla të reja në Baku

Read Next

Kërcënohet gazetarja e TV SYRI, Edmonda Avdija, reagon AGK