KRU “Gjakova” ndalon frekuentimin dhe peshkimin në liqenin e Radoniqit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” me synim të  marrjes së masave emergjente për mbrojtjen e Liqenit konfor ligjit në fuqi në Kosovë, mbi Ujërat,e në zbatim të Urdhëresës Administrative Nr. 15/2017, urdhëron Shoqatat e Peshkatarëve dhe gjithë qytetarët të zbatojnë masat e ndaluara të përcaktuara me dispozita ligjore si:

Shfrytezimi i të gjitha llojeve të mjeteve të lundrimit me mjete motorike

Sportet e ujit, peshkimi sportive dhe kultivimi i peshkut

Ndalimi i të gjitha sporteve në ujë, shfrtezimi i të gjitha llojeve të mjeteve lundruese dhe larjet.

Shkarkimi i ujërave të ndotura, deponimi i mbeturinave, mbajtja dhe frunizimi me ujë i kafshëvve, qarkullimi publik i automjeteve dhe këmbësorëve, eksploatimi i rërës dhe zhavorit.

Por ky vendim nuk po ju pëlqen Shoqatës së peshkatarëve sportiv rekreativ “Ereniku”, pasi që kjo ndalesë po i dëmton në sportin e tyre. Kryetari i kësaj shoqate Flamur Xhepa është shprehur se si shoqatë e peshkatarëve e kanë të lejuar peshkimin nga KRU “Gjakova” ne liqenin e Radoniqit për vitin 2021. Ai poashtu ka thënë se peshkatarët edhe qytetarët hudhin mbeturina por që në bashkëpunim me kompaninë e ujësjellësit kanë bërë pastrimin e liqenit ku kanë hequr qindra thasë me mbeturina

Tutje Xhepa ka shtuar se kërkon edhe një herë të rishikohet kjo urdhëresë pasi që këtë vendim e ka lëshuar Ministria e Ambientit dhe se sipas tij mos është keqkuptuar kjo ndalesë, ai poashtu ka kerkuar të rishikohet edhe Zona A.

Theksojmë se KRU “Gjakova” ka publikur këtë urdhërese në faqen e saj zyrtare dhe e njejta ka hyrë në fuqi pas ditës së nënshkrimit.

Read Previous

Stërvitjet e para të Messit tek Paris Saint-Germain

Read Next

Bie numri i punëkërkuesve në Gjakovë