K.R.U “Gjakova”: Mos u kyçni në Rrjetin e Ujësjellësit, pa autorizim përkatës

Komania Rajonale e Ujësjellësit ” Gjakova” del me njoftim për konsumatorët ku apelon që të moskyçen në Rrjetin e Ujësjellësit, pa autorizimin e K.R.U “Gjakova”.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët e K.R.U Gjakova Sh.A, se për tu kyçur në Rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimit duhet të paraqitën paraprakishtë në Zyrat e Ndërmarrjes KRU “Gjakova” për tu pajisur me autorizim përkatës. Në të kundërtën të gjitha kyçjet e pa autorizuara konsiderohen kyçje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021 e cila ndryshon, plotëson rregulloren nr. 16/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU).

Konsumatorët të cilët kyçen në rrjetë pa autorizimin përkatës nga KRU “Gjakova” do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit.

Njofton për TV Syri, Dafina Syla- Zëdhënëse në KRU “Gjakova”

Read Previous

Rrahmani: Gjendja e transportit në Gjakovë para kolapsit

Read Next

Mot me vranësira të martën në Kosovë