Dita botërore e Ujit shënohet çdo vit me 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992, e që nga atëherë shënohet për ta vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.
Me moton “UJËRAT NENTOKËSORË – BËJË TË PADUKSHMEN TË DUKSHME”, Kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova mbajti një aktivitet në shënim të kësaj dite.
Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, theksoi se nevojitet trajtim më i mirë i ujërave të zeza dhe pastrim të lumenjëve, të cilët janë një pasuri e pazëvendësueshme që duhet t’ua rikthejmë vlerën.
Falenderues për vizitën ishte ushtruesi I detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Visar Hasi.
Nxënësit e disa shkollave që ishin present, kishin mundësinë që nga afër të shihnin mënyrën e përpunimit të ujit.
Së bashku me udhëheqësin e stacion të filtrimit nxënësit vizituan qendrën e dispaqerisë, sallën e maqinerisë, sallën e filtrimit, laboratorin fiziko kimik dhe laboratorin biologjik.