GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë ka zbatuar planin operativ “Siguria në shkolla”, ku tek një nxënës ka gjetur një thikë dhe një pistoletë me 7 fishekë të kalibrit 9 mm, shkruan Tv Syri.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Zyrtarët policor nga Stacioni policor në Gjakovë në zbatim të planit operative “Siguria ne shkolla” ,si dhe me kërkesë të DKA-së në Gjakovë dhe ne koordinim me Prokurorin e shtetit kanë realizuar kontroll për siguri në shkollën e mesme ‘Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Gjatë realizimit të kontrollit, në klasë tek një i dyshuar, nxënës i kësaj klase, është gjetur një thike dhe një pistoletë si dhe 7 fishek të kalibrit 9mm.Në konsultim me prokurorin kujdestar për krime të rënda, është realizuar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ne fshatin Babloq -Deçan, me ç’rast, është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gaz e llojit Gamo PT80, si dhe 14 fishekë të kalibrit 9mm.
I dyshuari është në ndalim 24 orësh nga policia e Kosovës.
Njofton për Tv Syrin, Nysret Xhurkaj- zëdhënës për informim në stacionin policorë në Gjakovë.
