KRU “Gjakova” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në rast të ndrëprerjes së ujit

Në rrugën “Skendërbeu” në Gjakovë janë duke u zhvilluar punimet për zgjerimin e rrugës e cila është paraparë të bëhet me 4 segmente. KRU “Gjakova” e ka parë si të favorshme këtë situatë për të filluar një projekt i cili do të përmirësoi shërbimet e veta ndaj konsumatorëve.

Punimet për instalimin e këtij gypi do të zgjasin rreth 10 ditë, dhe Syla Dina kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve në rast se do të ketë ndërprerje të furnimzimit me ujë të pijes.

Investimi i kësaj kompanije kap vlerën e 43 mijë eurove shtoi mes tjerash zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”.

Read Previous

Historia dhe raportimi i rrallë për vdekjen e Bajram Currit

Read Next

Qeveria tregon se kur do të miratohet projektligji për Paga