KRU “Gjakova” ka filluar shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët borxhlinjë

KRU “Gjakova” pëmes një njoftimi ka bërë të ditur që ka filluar shpërndarjen e vërejtjeve për konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara.

Të nderuar konsumator,

ju njoftojmë se Departamenti i Shitjes së KRU “Gjakova”, ka  bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë  konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.

Konsumatorët të cilët janë njoftuar paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat”, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit të tij me këste.

Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me fazën e parë për ekzekutimin e lëndëve tek Përmbaruesi.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” SH.A; Gjakovë, Rahovec, Prizren, duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre  si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

Read Previous

Ramush Haradinaj kërcënon kryeministrin Kurti për Listat e Veteranëve

Read Next

Gazetari kosovar “përplaset” me zëdhënësit e BE-së në konferencën për media