Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

Kroacia i ka rikonfirmuar mbështetjen Kosovës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike.Reklama

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banoziç i cili ka uruar Ejup Maqedoncin për marrjen e postit të ministrit të Mbrojtjes.

“Në letrën e Ministrit Banoziç vlerësohet partneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Ndërsa theksohet mbështetja e fuqishme e Kroacisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të eksperiencës, dijes dhe ofrimit të trajnimeve e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se ministri Banoziç shprehi besimin e plotë se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy ministrive do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të ministrit Maqedonci, me synim fuqizimin e stabilitetit regjional si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve në fushën politike, të mbrojtjes dhe atë ekonomike.

/Telegrafi/

Read Previous

Pesë grabitjet më të guximshme të muzeut në historinë moderne

Read Next

9 vite nga vdekja e delegatit të Kongresit të Drejtëshkrimit, Shaban Demiraj