Kroacia ndihmon Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë do të dërgojë një avion Canader me dy ekuipazhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve.

“Një aeroplan Canadair CL-415 me dy ekuipazhe po dërgohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Ivan Anusic”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

Ndërkohë qeveria e Maqedonisë së Veriut ditë më parë ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të shpërthimit të zjarreve në territorin e vendit./KP/

Read Previous

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Read Next

Të përfshirë ushtarët amerikanë, anglezë, finlandezë, polakë e të tjerë, KFOR jep detaje për stërvitjen në kampin e Novosellës