Kriza politike dhe takimi i paralajmëruar për të enjten, presidentja Osmani takon shefin e BE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për të enjten.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Microsoft po pushon nga puna rreth 6,000 persona

Read Next

NBA rikthehet në NBC pas 23 vitesh