Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken mbërrin në Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti mbrëmjen e djeshme në Stamboll si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Blinken do të takohet sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Siç ishte paralajmëruar më parë, Blinken do të diskutojë situatën në Rripin e Gazës me Erdogan dhe ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan gjatë fundjavës.

Fidan dhe Blinken kanë zhvilluar një sërë bisedash telefonike dhe ballë për ballë që kur filloi kriza në Lindjen e Mesme më 7 tetor të vitit të kaluar. /abcnews.al

Read Previous

Detaje nga aksidenti tragjik në Hungari ku vdiqën dy të rinj kosovarë

Read Next

Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ekstradohet nga Franca 52-vjeçari shqiptar