Kriza e gazit, Von der Leyen: Vendet anëtare të BE’së të ulin konsumin me 15%

“Duhet të jemi të përgatitur për një ndërprerje totale të furnizimit me gaz rus”.

Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila gjatë fjalimit të saj në forumin e Bled iu kërkoi vendeve anëtare të Bashkimit Europian të ulin me 15% konsumin e gazit.

Zyrtarja e lartë europiane shtoi se kontinenti duhet të marrë masa për t’u shkëputur nga varësia e Moskës.

“Jemi duke diversifikuar furnitorët tanë me shpejtësinë e dritës dhe jemi duke ulu në mënyrë graduale nevojën për gaz importi”, përfundoi Von der Leyen./A2CNN

Read Previous

​Kurti për të pagjeturit: Beogradi të hap arkivat e prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive

Read Next

​Osmani: Të rrisim angazhimin që Serbia të tregojë vendndodhjen e më të dashurve tanë