Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi ka rrëfyer se si ka ndodhur sulmi.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulu ne ulëset e para të autobusit.

Nga kjo tragjedi mbetën të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Kufomat e viktimave që vdiqën në tragjedinë në Gllogjan të Deçanit janë larguar nga Spitali I Pejës pak minuta më parë.

Read Previous

Drejtori i Policisë për tragjedinë në Gllogjan: Ka dy-tre pista, po zhvillohen aksione

Read Next

Mediat ndërkombëtare raportojnë për rastin në Gllogjan ku u vranë tre persona