Kreu i OKB-së: Mbi 2 milionë palestinezë po përballen me kushte çnjerëzore

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, tha se situata humanitare në Gaza është e tmerrshme, me një të katërtën e popullsisë që po përballet me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore.

“Situata humanitare në Gaza është e tmerrshme. 2.2 milionë palestinezë në Gaza po përballen me kushte çnjerëzore, të mjerueshme, duke luftuar thjesht për të kaluar një ditë tjetër pa strehim, ngrohje, pajisje sanitare, ushqim dhe ujë të pijshëm.

Të gjithë në Gaza janë të uritur, me një të katërtën e popullsisë së Gazës më shumë se gjysmë milioni njerëz duke u përballur me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore”, tha ai.

Ai foli gjithashtu për përhapjen e sëmundjeve në Gaza ndërsa sistemi shëndetësor po shembet, duke deklaruar se vetëm 16 nga 36 spitalet e Gazës ishin  pjesërisht funksionale.

“Kjo do të thotë që populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vritet ose plagoset nga bombardimet e pamëshirshme; ata gjithashtu kanë një shans në rritje për t’u prekur nga sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria, kolera.

“Pa spitale funksionale dhe me mundësi minimale që pacientët të dalin nga Gaza, mijëra që vuajnë nga sëmundje kronike si kanceri dhe dështimi i veshkave janë në rrezik të vdekjes” përfundoi ai. /abcnews.al

Read Previous

Osmani: Angazhimi i grave në biznes ndikon në rritjen ekonomike

Read Next

Ceferin rikthehet të flasë për Super Ligën, ‘sulmon’ edhe Kupën e Botës për Klube