Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Nënshkrimi u bë në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë dje bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Read Previous

Reuters: Kosova përballë disa kundërshtimeve, do të aplikojë për anëtarësim në BE

Read Next

Kurti: Aplikimin për anëtarësim do t’ia dorëzojmë presidencës çeke të BE-së në Pragë