Krena më e pastër se kurrë më parë

Duket që reshjet e fundit në komunën tonë nuk kanë bërë vetëm dëme. Lumi Krena i cili gjendet në mes të qytetit të Gjakovës ka përfituar nga reshjet e fundit atmosferike.

Krena ka kohë që nuk është dukur më e pastër dhe kjo si rrjedhojë e qarkullimit të madh të ujit ditëve të fundit, mbeturinat janë larguar paralelisht me rrjedhën e lumit.

Mbetet që qytetarët të tregojnë pjekuri e të kujdesen që një lokacion i rëndësishëm siç është Krena të mbetet vendi i preferuar jo vetëm për qytetarët e komunës sonë por edhe për vizitorët që duan të shijojnë të mirat që ofron ky vend.

Read Previous

Kevin De Bruyne do të mbetet deri në gjashtë javë jashtë fushës

Read Next

Dyqani i bamirësisë nga “YMCA” në shërbim të komunitetit