Kevin De Bruyne do të mbetet deri në gjashtë javë jashtë fushës

Kevin De Bruyne ka pësuar një lëndim në kofshën e tij. Mesfushori i Manchester City do të mungojë në ndeshjet kundër Liverpoolit, Tottenhamit dhe Arsenalit muajin tjetër; City është i dyti në tabelën e Premier Ligës, dy pikë prapa Manchester Unitedit me një lojë më pak.

Kevin De Bruyne do të mbetet për katër deri në gjashtë javë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në muskul, thotë shefi i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Lëndimi do të thotë që mesfushori belg do të humbasë ndeshjet e Manchester Cityt në Premier League kundër Liverpoolit, Tottenhamit dhe me gjasë Arsenalit muajin tjetër. /KosovaPress

Read Previous

​Varianti i ri i COVID, ende nuk dihen rezultatet e 30 mostrave të dërguara në Gjermani

Read Next

Krena më e pastër se kurrë më parë