Kremlini për Bidenin: Po hedh “benzinë në zjarr”

Kremlini ka reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden, që të lejojë Ukrainën të përdorë armët me rreze të gjatë për të sulmuar caqet thellë brenda Rusisë, duke thënë në një deklaratë të lëshuar të hënën se nëse kjo ndodh, Moska do ta shohë sulmin jo SI nga Ukraina, por nga vetë SHBA-ja.

Në deklaratë thuhet po ashtu se Rusia dhe Putini i kanë bërë shumë të qarta qëndrimet e tyre dhe se vendimi i SHBA-së tregon një nivel të ri të përfshirjes së Ëashingtonit në konflikt, raporton BBC.

Sipas Kremlinbit, administrata në largim Biden synon të ndërmarrë hapa për të shtuar “benzinë në zjarr” dhe për të provokuar përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit rreth këtij konflikti./Koha.net

Read Previous

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë nis me tensione

Read Next

Flamujt shqiptarë valëviten në kufi me Serbinë